Sajti i mirënjohur “Lonely Planet” ka shkruar një artikull të gjatë për hapjen e muzeut të bunkierit (Bunk’art2) në afërsi të qendrës së kryeqytetit, duke e cilësuar si një muze që hedh dritë me persekutimin politik të epokës komuniste shqiptare.
“Ky bunkier topsekret, i ndërtuar ndërmjet viteve 81’- 86’ kishte për qëllim që të bëhej mburojë dhe vend fshehje për zyrtarët e lartë të ministrisë së brendshme, në rast të një sulmi bërthamor. Tashmë ai dokumenton foto dhe histori që tregojnë për persekutimin politik. Muzeumi është krijuar gjithashtu edhe si një memorial për të nderuar mijëra persona që u burgosën dhe u ekzekutuan nga regjimi komunist.”- shkruhet në artikull.
Lajmin e ka përcjellë në faqen e tij në facebook kryeministri Edi Rama, i cili ka shtuar më tutje se lajmi i publikuar në sajtin që është pikë referimi për turizmin, tregon edhe një herë për qëllimin për të cilin është hapur ky muze.
“Tregojani të keqkuptuarve dhe “perplasjani” në fytyrë keqdashësve
Ja se si kur ekspozohet, e shkuara përveçse për të kuptuar historisë kontribuon edhe për ekonominë, përmes turizmit
Nga LONELY PLANET, pikë referimi e turizmit botëror”- shkruan Rama.
http://www.lonelyplanet.com/news/2016/11/24/communist-era-nuclear-bunker-museum-tirana/
Prej kohësh PD dhe një disa përfaqësues të ish të përndjekurve e kanë sulmuar projektin si një tentativë të së majtës për të kthyer sërish simbolet e komunizmit dhe historinë e saj politike. Madje vitin e kaluar në dhjetor, në një protestë të organizuar nga opozita, bunkieri në fjalë u sulmua dhe vandalizua.