Disa familje në Babrru që janë prekur nga përmbytjet pak kohë më parë do të nisin nesër një grevë urie pasi kërkojnë strehim nga bashkia. Deri më tani 35 familje kanë jetuar provizorisht në palestrën e një shkolle.
Ata shprehen se bashkia i kishte gënjyer me pretendimin se në këtë ambient do të rrinin vetëm 48 orë, në një kohë që ka kaluar disa ditë.
“Nuk mund të durojmë më harresën e pushtetit. Duam strehim nuk mund të jetojmë në palestër. Na gënjyen dhe na thanë se do rrimë vetëm 48 orë. Jemi pa ushqim, pa rroba, pa të ardhura. Shteti po tallet, kemi fëmijë që po na vdesin urie”, pohuan njëzëri këto familje.
BW/d.i.