Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias duket se nuk i ka kapërdirë deklaratat e fundit të politikanëve shqiptarë për zgjidhjen e problemeve të vjetra mes Greqisë dhe Shqiperisë, duke bere tashme sulme me akuza të forta. Ai nuk po le asnjë ditë të kaloje pa sulmuar klasën politike shqiptare, e cila, sipas tij, mund të financohet nga trafikantët e drogës. Deklaratat e tij dëshmojnë per nje nivel problematik mes dy vendeve dhe se Shqiperia është kthyer ne çështjen kryesore të politikës së jashtme greke. Kryediplomati grek duket se ka vendosur të hakmerret duke insinuar se shumë politikanë shqiptare ndoshta financohen nga trafikantët e drogës në Shqipëri, prandaj fenomeni duhet luftuar për t’u integruar në BE.
“Shqipëria duhet të zbatojë politika kundër krimit të organizuar dhe të luftojnë drogën, sepse është vendi i parë në botë për prodhimin e drogës dhe shumë politikanë ndoshta financohen nga ky aktivitet. Shqipërisë me zemërgjerësi iu dha statusi për integrimin, por duhet të luftojnë krimin dhe korrupsionin” tha ndër të tjera Kotzias.
ma.me