Gjatë natës i është vendosur eksploziv në banesën e tij në Fushë-Prezë njërit prej punonjësve të policisë së Rinasit. Sipas policisë së kryeqytetit ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, ndërsa nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Eksplozivi sipas të dhënave të para nga grupi hetimor ishte vendosur në katin e dytë të banesës së efektivit të policisë me inicialet A. K. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka marrë në pyetje policin për konfliktet që ka pasur dhe po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes.