Leo Messi po shkëlqen këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka filluar në mënyrën më të mirë edicionin në Ligën e Kampionëve. Në vetëm katër ndeshje në fazën e grupeve, ai ka arritur që të shënojë nëntë gola, shkruan Gazeta Express.
Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, e mban rekordin me 11 gola në vetëm gjashtë ndeshje në fazën e grupeve dhe këtë mund ta thyejë Messi pas ka edhe një ndeshje në fazën e grupeve atë ndaj Borussia Monchengladbach që do të zhvillohet në “Camp Nou”, përcjell Express.
Përveç këtij rekordi, argjentinasi syno ta thyejë edhe rekordin për më së shumti gola në një edicion të vetëm, rekord të cilin portugezi ia theu argjentinasit në sezonin 2013/14, kur shënoi 17 gola në 11 paraqitje, teksa edicionin që lamë pas realizoi 16 gola. Rekordi personal më i mirë i Messit është 14 gola në 11 ndeshje.
Dy lojtarët më të mirë në botë ka disa vite që janë golashënuesit më të mirë në Champions. Messi është shpallur golashënuesi më i mirë në vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012, derisa Ronaldo e bëri këtë në vitet 2008, 2013, 2014 dhe 2016, ndërsa në vitin 2015 ndan çmimin e golashënuesit më të mirë pasi dytë shënuan nga 10 gola.
Se çfarë do të ndodhë këtë sezon, mbetet të shihet – pasi ka edhe shumë ndeshje deri në fund të Championsit, citohet ”Express”. (b.an)