Nëna e italianit të vrarë nga shqiptari, Lorenc Prifit ka kërkuar dënim maksimal për të pasi sipas saj ngjarja erdhi pa asnjë motiv. Maria Pennaçhi i ka dërguar një letër presidentit italian, Sergio Mattarella ku i kërkon vendosjen e drejtësisë në vend për djalin e saj, Francesco Maria Pennaçhi.
Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar më 25 nëntor, ku 43-vjeçari akuzohet për vrasje për çështje banale. Vrasja e italianit ndodhi më 27 nëntor të vitit 2015, ku u qëllua me thikë nga shqiptari pak pasi kishte dalë nga puna.Kërkesa e nënës së tij ka bëjë me faktin se, shqiptari ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe nga kjo merr ulje dënimi, duke rrezikuar 30 vite burg nga dënim me burgim të përjetshëm që kërkuan prokurorët. Prifti vrau shtetasin italian pasi një debati mes tyre për shqetësimin që i krijohej familjes së tij nga volumi i lartë i muzikës në zyrat e punës së italianit. /ma.me