Kreu i PD, Basha ka reaguar pas deklaratës së mikut te tij deputetit gjerman Gunther Krichbaum, sipas te cilit, “Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për integrimin”.
Basha shprehet se qëndrimi i Gjermanisë është një lajm i keq, por Berlini mbështet integrimin e Shqipërisë, prandaj sipas tij është koha që të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme.
Kryeopozitari thotë se sot është koha për reflektim, prandaj duhet të bëhemi bashkë për të luftuar korrupsionin, krimin, drogën dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Qëndrimi i Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë është një lajm i keq për të gjithë ne. Lajmi i mirë është se Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sikurse u ripohua sot. Tani është koha të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme dhe marrë vendimet e duhura që u shërbejnë shqiptarëve dhe jo për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe partnerëve tanë.
Sot është koha për reflektim. Është koha që të gjithë ne që duam ndryshimin e vërtetë të bëhemi bashkë për të luftuar korrupsionin, krimin, drogën dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme“deklaron Basha.
Deri me tani Gunther Krichbaum dhe PD jane rreshtuar kunder hapjes se negociatave te Shqiperise me BE. Basha dhe PD me vote… ndersa Krichbaum me deklarata si te PD-se.
ma.me