Protagonistja e videoklipit “Beautiful” Sara Kapo, ka qenë e ftuar së fundmi në “MCN Radio Albania”.Ajo nuk ka nguruar tu përgjigjet pyetjeve ‘ngacmuese’ të moderatores, Roza Lati dhe atyre të fansave që shkruajtën për të.
Në një nga pyetjet që i adresuan fansat ishte se cili do të ishte sinonimi për shoqërinë shqiptare, dhe Sara Kapo është përgjigjur: “Jo kaq pyetje të vështira mo. Unë mendoj se shoqërisë shqiptare duhet t’i hapet një bordello që të vijnë çunat dhe gocat që të qetësohen içik nga trutë e kokës dhe të binë rehat, dhe kam për të hap një ditë një Bordello në Shqipëri”. Ndër të tjera, Sara ka thënë edhe se ndjehet shumë krenare që është vajza e Ema Andreas.
ma.me