Dashi
Vështirësia gjatë ditës së sotme është se si të kombinoni aftësitë me prakticitetin e njerëzve që punojnë me ju. Mbrëmja do i dedikohet njeriut tuaj të zemrës. Beqarët duhet të tregohen të vëmendshëm në marrjen e vendimeve për të ardhmen sepse në të kundërt mund të lëndohen. Financat do jenë të mira.
Demi
Ditë e qetë kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Do preferoni të shmangeni nga vendet e zhurmshme dhe me rrëmujë dhe do doni të strukeni në krahët e partnerit/es. Beqarët do realizojnë takime pafund dhe interesante, por nuk do jenë të vendosur për të marrë vendime. Në planin financiar tregohuni të matur me shpenzimet.
Binjakët
Nuk keni hije dhe sekrete në të shkuarën tuaj, siç po mundohet t’ua faturojë partneri/ja. Kujtimet dhe nostalgjinë nuk ka të drejtë t’ua prekë askush. Beqarët do jenë me fat sot, pasi do realizojnë takime mbresëlënëse dhe mund të gjejnë edhe personin që kanë pritur prej kohësh. Kujdes, financat do jenë të paqëndrueshme.
Gaforrja
Edhe pse dita e sotme është shumë e ngarkuar me punë, nuk ju vjen keq për këtë gjë. Këtë periudhe nuk duhet të qëndroni vetëm duke menduar. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë edhe sikur një person t’iu pëlqejë pafund. Financat do të jete përgjithësisht të qëndrueshme falë menaxhimit tuaj të mirë.
Luani
Ndjenjat dhe personat e dashur sot do të zënë pjesën më të madhe të ditës suaj. Ndjeheni të përkëdhelur dhe po ju pëlqen kjo ndjesi. Beqarët do jenë të vendosur sot dhe me shumë mundësi deri në fund të ditës do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do jenë të mira, do keni ndikimin pozitiv të Hënës.
Virgjëresha
Racionaliteti do t’ju shoqërojë sot gjatë gjithë ditës ju të dashuruarve. Në situata të caktuara do të dini të bëni zgjedhjet e duhura. Beqarët nuk duhet të nxitohen dhe të bëjnë gjëra të pamenduara mirë sepse do lëndohen. Financat nuk do arrini dot t’i mbani nën kontroll, kujdes me shpenzimet e tepruara.
Peshorja
Sot jeni shumë të moderuar në gjykimet tuaja ju që jeni në një marrëdhënie në çift dhe nuk shpreheni pa i parë vetë situatat dhe momentet që mund të krijojnë konfuzion. Beqarët do kenë një ditë me plot fat sot, dhe do bëjnë për vete këdo që do pëlqejnë. Në planin financiar situata paraqitet e ekuilibruar, nuk ka vend për shqetësime.
Akrepi
Në shoqërinë tuaj asnjëherë se keni patur problem të kërkoni dhe të jepni mendime. Në fund të fundit miqtë janë edhe për këtë gjë. Beqarët duhet të tregohen të hapur sot në takime nëse duan të ndryshojnë statusin. Në planin financiar nuk do përballeni me probleme, nëse bëni një menaxhim të mirë të të ardhurave.
Shigjetari
Edhe pse në projektet tuaja në çift nuk do të ketë rezultate të menjëhershme, puna e mirë që keni bërë do të jetë një pasqyrë e qartë e përfundimit. Beqarët do jenë në humorin e duhur për të joshur personat që pëlqejnë. Në planin financiar do keni probleme goxha serioze. Kujdes me shpenzimet
Bricjapi
Rutina ju ka mbytur sot dhe ndiheni si të zënë në kurth ju të dashuruarit. Nuk do të jetë një ditë e mirë dhe doni që ta kaloni në një ambient të njohur. Një ditë me fat kjo e sotmja për beqarët, do realizojnë takime interesante dhe disa mund ta gjejnë veten në një lidhje. Financat do jenë goxha të favorizuara, mundësi edhe për të shpenzuar.
Ujori
Sot jeni disi lunatikë dhe do të nervozoheni edhe pa ndonjë arsye të caktuar. Problem do ta kenë ata që punojnë me ju dhe partneri/ja. Beqarët do jenë në humor shumë të mirë dhe gati të provojnë edhe emocionet e aventurave kalimtare. Buxheti do jeteë goxha i mirë, përfitoni për të bërë edhe disa investime.
Peshqit
Do të ketë keqkuptime të mëdha në lidhjen tuaj sot dhe jeni ju shkaktari/ja. Gjatë mbrëmjes do mundoheni të rregulloni gjithçka me një dhuratë. Beqarët të lodhur nga vetmia, do bëjnë çdolloj çmendurie vetëm për të mos qëndruar vetëm. Financat do jenë në nivele normale, gjithsesi mos shpenzoni pa masë.