Një nënë britanike ka prekur gjithë rrjetin me veprimin e saj. Kayleigh Harris, 23 vjeç, vdiq në prill pas një aksidenti fatal në Alpet franceze ku po bënte ski. Por nëna e saj Suzanne pavarësisht fatkeqësisë mendoi për të tjerët. Ajo vendosi të dhuronte organet e së bijës. Tre persona të sëmurë rëndë përfituan nga organet e saj. “Dhimbja ime është më e vogël kur mendoj që kam ndihmuar persona të tjerë”, rrëfeu ajo mes lotëve. /ma.me