Shërbimi Informativ Shtetëror kërkon blerjen e një pajisje tjetër përgjimi, me qëllim të kenë mundësi të përgjojnë aplikacionet si Whatsapp, Viber e Messenger, pasi ajo aktuale përgjon vetëm telefonatat. Kërkesa është bërë sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ku zëvëndësi i Visho Ajazi Lika ka diskutuar për buxhetin e SHISH. Sipas SHISH, pajisja aktuale e përgjimit është e vjetër nga ana teknike dhe përveç telefonatave nuk mund të përgjojë risitë në smarphonë, siç janë aplikacionet e shumëpërdorura, si Whatsapp, Viber, Snapchat, Instagram etj.
Mësohet se deputetët sugjeruan që SHISHI-it ti mundësohej përdorimi i pajisjes përgjuese të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi pajisja e blerë nga Arben Imami në vitin 2013 është e sofistikuar dhe mund të lexojë aplikacionet. Për pajisjen në fjalë, Partia Socialiste akuzoi në vitin 2013 ministrin Arben Imami, pas dyshimeve se Ministria e Mbrojtjes kishte përgjuar deputetët. Në përfundim të mbledhjes Komisioni i Sigurisë miratoi buxhetin shtesë, 352 milionë lekë për Shërbimin Informativ Shtetëror.
ma.me