Marrëdhëniet e Koresë së Veriut me SHBa-në nuk kanë qenë asnjëherë të mirë, madje mund të themi që nuk kanë asnjë lloj marrëdhënie përveç kërcënimeve të ndërsjellta. Por një ekspert ushtarak paralajmëron se Koreja e Veriut do të lëshojë një bombë bërthamore.
Dhe këtë mund ta bëjë ditën që Trump do të marrë detyrën e presidentit.
“Kim Jong Un dëshiron që të ulë në tavolinën e negociatave Donald Trumpin dhe besoj së po përgatit lëshimin e një bombe bërthamore ditën që ai do të zgjidhet, për të treguar potencialin e vet bërthamor”, tha koreanojugori Cheong Seong-chang.
Këtë vit Koreja e Veriut pretendon të ketë lëshuar 6 bomba bërthamore, por këto nuk janë konfirmuar nga vendet fqinje apo shtetet e fuqishme perëndimore. SHBA ka refuzuar gjithmonë ta konsiderojë Korenë e Veriut si një fuqi bërthamore, përgatiti Express. (b.an)