Shkencëtarët kanë zbuluar një arsye se përse optimistët kanë një vështrim pozitiv të gjërave, edhe kur faktet thonë të kundërtën. Siç raporton BBC, një studim, sugjeron se truri është shumë i zoti në përpunimin e lajmeve të mira për të ardhmen.
Megjithatë, tek disa njerëz, gjithçka negative thuajse injorohet- çka bën që njerëzit të shohin botën vetëm në mënyrë pozitive.
Autorët e studimit thonë se optimizmi ka edhe përjetime të rëndësishme shëndetësore. Shkencëtarët e University College në Londër, thonë se 80 përqind e njerëzve janë optimistë, edhe pse nuk e etiketojnë veten si të tillë, citohet Koha. (b.an)