Titulli “Qytetar Nderi” për presidentin e zgjedhur amerikan DOnald Trump ka tërhequr vëmendjen edhe tëmediave të huaja. Prestigjozja britanike “Daily mail” ka shkruar nj♪7 artikull për këtë vendim të bashkisë Kamzës.
“Një qytet shqiptar i njohur për emërtimin e rrugëve sipas emrave të disa qyteteve dhe personaliteteve botërore, e ka shpallur presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump ‘Qytetar Nderi’”, thuhet në artikullin e “Daily mail”.
“Bashkia e qytetit të Kamzës votoi unanimisht për Donald Trump “si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator i politikës së jashtme, një komunikues mendjemprehtë dhe një udhëheqës i kohëve moderne”,vijon më tej prestigjozja britanike“Daily Mail”.
“Kamza, në periferi të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, është e drejtuar nga opozita e qendrës së djathtë , me kryetar Xhelal Mziun, i cili në faqen e tij në Facebook ka postuar një foto të vetes duke qëndruar pranë Trump, të dy me shenjën e fitores”, e përfundon shkrimin e saj “DailyMail”.
Ndërkohë, në rrjetet sociale ka plasur ironia me vendimin në fjalë. Ja disa prej fotomntazheve që qarkullojnë në rrjet.