Në mungesë të kreut të grupit Edi Paloka, fjalën e parë të opozitës e ka marrë sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani, i cili i ka kërkuar parlamentit që të rimbledhë Byronë e Kuvendit që të ndryshohet vendimi për përjashtimin e dy deputetëve të opozitës.
Ristani është shprehur se vendimi për të larguar Ristanin ishte i padrejtë, ashtu si dhe ai për Nokën. Demokrati tha se foltorja e Kuvendit është i vetmi instrument ku opozitë mund të ngrejë zërin.
“Të rimblidhet Byroja e Parlamentit dhe ta rishikojë këtë vendim, në mënyrë që opozita të jetë pjesëmarrëse në parlament. Po shohim me hidhërim sesi ministrat tuaj po gjuhen me vezë, po u mbushet koka me salcë… por ta dini që kjo nuk na gëzon. Kjo tregon revoltën popullore. Shikoni sesi janë ngritur njerëzit në protestë për plehrat, dhe kanë qëndruar gjithë natën në protestë… pavarësisht se disa policë të papërgjegjshëm i kishin thyer krahun njërit.”- tha Ristani.