Këshilla nga disa prej milionerëve më të mëdhenj që ia kanë dalë vetë.
Përqendrohuni tek të ardhurat – Hapi i parë konsiston në përqendrimin tek rritja e të ardhurave. Filloni të ndiqni paratë dhe do të shihni shumë më tepër mundësi para jush.
Krijoni burime të ndryshme të ardhurash – Në prona, investime, bashkëpronësi… zgjidhni vetë. Tre burime të ardhurash është formula magjike për të pasur një të ardhme mëse të sigurt financiarisht.
Kurseni për të investuar, mos kurseni për të kursyer – Kjo duhet të jetë arsyeja juaj e vetme për të kursyer. Vendosini këto para në llogari të paprekshme dhe bëjeni këtë një zakon.
Jini të vendosur
Ruajeni fuqinë tuaj mendore duke i marrë sa më shpejt vendimet që mund të kthehen me lehtësi dhe punët e thjeshta mundohuni t’i kryeni në mënyrë automatike. Kjo përfshin edhe të veshurit për në punë dhe vendimet në lidhje me çfarë do të hani gjatë ditës. Vendosmëria është diçka që zhvillohet me vullnet.
Mos u mundo të dukesh – Milionerët e vërtetë kanë filluar të blejnë makina dhe veshje super luksoze vetëm kur kompanitë e tyre ishin në kulmin e suksesit. Njihuni për etikën në punë, jo për gjërat e bukura që zotëroni.
Ndryshoni mendësitë që keni për paratë – Të bëhesh i pasur fillon me atë që ti mendon për mënyrën sesi bëhen paratë. Çdo gjë është e mundur nëse mendon siç duhet.
Investoni te vetja – Investimi më i mirë që mund të bëni është tek e ardhmja juaj. Lexoni për të paktën 30 minuta në ditë, dëgjoni podcast-e me vlerë teksa ngisni makinën dhe kërkoni udhëheqësit tuaj me ngulm./express/a.k