Aktori i humorit Ermal Mamaqi ka nisur pushimet me të shoqen Amarda Toska dhe djalin e tyre Joel. Ai ka postuar në profilin e tij në Facebook, një fotografi familjare duke darkuar buzë detit ku uron “Javë të mbarë”.
Ermali ka zgjedhur fundin e qershorit për të pushuar jashtë vendit, duke përfituar nga një paketë turistike, për shkak se korriku, gushti dhe shtatori janë tejet të ngjeshur për të dhe Amin, për shkak të ceremonive të shumta martesore që organizojnë në biznesin e tyre.