Pas muzeut ‘Marubi’ në Shkodër, edhe një muzë në Korçë po befason të huajt. Portali gjerman “Bau Netz” i ka kushtuar një reportazh Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë, një godinë e bukur e inauguruar para pak kohësh.
Në fillim të shkrimit thuhet se Pashko Vaso, poeti kombëtar i Shqipërisë, ka thënë dikur se “feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Në shkrim theksohet se pavarësisht se Enver Hoxha e ndaloi fenë, në Korçë arriti të mbijetojë një koleksion i madh me ikona ortodokse, që mendohet se është më i madhi në Europë. Tashmë ato e kanë një muze.
Godina është projektuar nga shqiptarët e DEA Studio, kurse interiorin e ka marrë përsipër kompania gjermane Bolles+Wilson, që ka realizuar dhe ka në plan të realizojë projekte të rëndësishme në Shqipëri, shkruan “Mapo”.
Përshtatja e interiorit për një muze të tillë ka qenë një sfidë e vështirë, por pamjet tregojnë se puna që kanë kryer ata është spektakolare.
Në fund, edhe pse nuk ishte pjesë e kontratës, gjermanët u morën edhe me fasadën e godinës. Një anekdotë thotë se punëtorët e ndërtimit kishin menduar se po bënin një burg dhe e bënë fasadën e gurit shumë të errët.
Kryeministri Edi Rama ndërhyri personalisht dhe tashmë edhe fasada ka ndryshuar.