Rezultatet e votimit mund të jenë manipuluar ndaj edhe një numër në rritje i akademikëve dhe aktivistëve po i bëjnë thirrje autoriteteve amerikane të rinumërojnë votat në shtetet kryesore ku u zhvillua beteja elektorale mes zonjës Hillary Clinton dhe tashmë presidentit të shpallur Donald Trump.
Votat e Clinton mund të jenë vjedhur nga hakerat, thanë një grup ekspertësh të cilët po kërkojnë rinumërim votash në disa shtete.
Ekspertët po i bëjnë madje thirrje edhe stafit të Hillary Clinton për t’u bashkuar me ta pasi janë duke përgatitur një raport të detajuar për shqetësimet e tyre.
Dokumenti, i cili aktualisht është 18 faqe i gjatë, përqendrohet në shqetësimet për rezultatet e votave në shtetet e Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin.
“Unë jam e interesuar në verifikimin e votës”, tha Barbara Simons, një këshilltare e komisionit amerikan të ndihmës zgjedhore dhe eksperte për votimin elektronik.
“Ne duhet të kemi kontrolle post-zgjedhore të votës”./panorama/a.k