Robert Mugabe është tallur me vendimin e Amerikës për të legalizuar martesat mes homoseksualëve në të gjitha 50 shtetet, duke thënë se do të udhëtojë në Shtëpinë e Bardhë dhe do t’i propozojë Barack Obames.
Mugabe, i cili është i njohur për kryqëzatat e tij brutale kundër homoseksualve, u përgjigj në mënyrë të çuditshme për vendimin historik të gjykatës së lartë të amendamentit të 14-të të kushtetutës Amerikane që garanton për homoseksualët dhe lesbiket, dhe u japin të drejtën të martohen si heteroseksual.
Mugabe tha: “Unë vetëm kam dhënë një konkluzion që presidenti Obama ka mbështetut martesat e të njëjtës gjini, pra nëse është e nevojshme unë do të udhëtoj në Uashington dhe do të ulem në gjunjë për të kërkuar dorën e tij.”
Komentet e tij erdhën vetëm disa orë pas vendimit historik të Gjykatës së Lartë për të legalizuar martesat mes homoseksualëve në të gjitha 50 shtetet.