Ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, theksoi sot se Greqia nuk e ka ndërmend të paguajë borxhin që i detyrohet Fondit Monetar Ndërkombëtar.
I pyetur, rreth borxhit të Greqisë dhe detyrimeve prej 1.6 miliardësh që shteti grek ka ndaj FMN-së, Varoufakis është treguar më së i qartë.
“Jo, Greqia nuk do t’i paguaj ato para”, ka thënë ai.
Këto deklarime vijnë pasi po flitet se Kryeministri grek, Alexis Tsipras, po provon të arrijë një marrëveshje, të minutës së fundit, me kreditorët, para së të obligohet për pagesa dhe para se ndihma europiane për nxjerrjen e Greqisë nga kriza të marrë fund.
Borxhi total i Greqisë është 340.9 miliardë euro, ndërsa interesi për sekondë në këtë borxh kap shifrën 717 euro.