Efektivët e policisë kufitare në Sarandë kanë identifikuar dhe sekuestruar një sasi prej 100 kg droge. Gjatë aksionit policia nuk ka mundur të ndalojë dy trafikantët që kishin me vete kanabisin.
Trafikantët kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi.
Policia kufitare vijon operacionin për kapjen e tyre./java/a.k