Debatet kanë vijuar sërish në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, duke pasuar sherrin që u bë mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kur ky i fundit la sallën e Kuvendit, teksa Noka përdori fjalë fyese edhe ndaj kreut të Komisionit Spartak Braho.
Debati ndodhi teksa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, do raportonte për pajisjen e përgjimit. Deputetët e PS-së janë larguar nga mbledhja pasi thanë se kishin vendim politik të partisë, dhe i kërkuan Nokës që të ndërpriste mbledhjen e Komisionit për shkak të sjelljes që kishte bërë më herët.
DEBATET:
Pjerin Ndreu: Ne jemi të fyer për qëndrimin që ka mbajtur Noka për anëtarët e komisionit. Ka fyer me zhargon shumë të ulët kryetarin e komisionit dhe ne kemi bërë sot një propozim për përjashtimin e zotit Noka nga Parlamenti dhe nuk e quaj aspak normale të ikim por do ikim për fyerje…
Flamur Noka: Po nëse mendoni se doni të zvarrisni çështjen… nëse ka një vendim unë i respektoj. Jo cdo dëshirë juaj plotësohet.
Pjerin Ndreu: Jeni në kërkesën e grupit tonë për t’u përjashtuar.
Flamur Noka: Në rast se ju nuk poshtëroheni nëse një ministër ikën dhe ju ofendon të gjithëve ne si opozitë nuk e pranojmë…s’i kam thënë asnjë fjalë kryetarit i kam thënë turp për ty.
Pjerin Ndreu: Jo, ke përdorur edhe fjalë të tjera fyese është e papranueshme të drejtosh këtë komision.
Paulin Stërkaj: Jeni një opozitar me temperament por kaloni kufijtë, ju keni fyer kreun e komisionit me një moshë të madhe. Jemi të mërzitur me mënyrën si po trajton edhe mikrofonin.
Flamur Noka: Po trajtohet shumë mirë mikrofoni, të kam dhënë të drejtën e fjalës.
Pjerin Ndreu: Po dublon, moralisht s’ke të drejtë me drejtu. Ke thyer disiplinën jeni ndër ato deputet që ke pas fatin me qenë edhe ministër por sjellja jote sot na ka befasuar.
Flamur Noka: Nëse një ministër ju thotë kam punë të tjera, buxheti është shumë i rëndësishëm, jemi këtu për cështjet e qytetarëve, nuk mundet jo ministri as kryeministri, as askush të tallet me qytetarët e këtij vendi që sot prisnin të dëgjonin cfarë do bëjë Policia për rendin dhe sigurinë
Paulin Stërkaj: E çmojmë jo të drejtë me e vazhdu këtë komision të bëhet edukat që ai që thyen rregullat …
Flamur Noka: Ju mund të kërkoni edhe pushkatimin por nuk ndodh ajo, ka një byro që merr vendime
Paulin Stërkaj: Sot unë të kërkoj që mirëkuptim që sot të anullohet mbledhja e komisionit se ne jemi të fyer.
Flamur Noka: Ti ndihesh i fyer puna jote.
Paulin Stërkaj: Ka vendim partia jonë.
Flamur Noka: Meqë keni vendim partie vazhdoni por…
Ndreu dhe Stërkaj i kërkojnë edhe Drejtorit Çako të ngrihet por Noka u drejtohet:
Mos e ofendoni drejtorin se është i depolitizuar, nuk ofendohet tjetri se është titullar.
Por largimi i Çakos ka ardhur disa minuta më vonë kur ai braktisi mbledhjen sepse tha që nuk përgjigjet për asgjë që cënon ligjin sepse çështja për pajisjen përgjuese është në hetim.
Noka këtë veprim e ka komentuar kështu: “U largua në frikë dhe ankth në urdhër politk”.
ma.me