Fyerjet ndaj meksikanëve i kanë kushtuar vendin e punës miliarderit të njohur Donald Tramp.
Tramp, i cili kandidon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për president, është përballur me prishjen e kontratave nga rrjeti televiziv NBC. Bëhet fjalë për dy spektaklet Miss Universe dhe Miss USA, të cilat priteshin të zhvilloheshin më 12 korrik. Por, NBC ka vendosur të mos i transmetojë, pasi ka hasur në presione të mëdha nga grupet hispanike në vend.
Duke folur për gazetarët, Tramp ka theksuar se ishte i kënaqur nga marrëdhënia me NBC, por nuk do t’i tërhiqte deklaratat e tij për asnjë arsye.
Ai në vazhdimësi ka adresuar fyerje ndaj emigrantëve latino-amerikanë dhe ka paralajmëruar se mund ta padisë NBC.