Reperi amerikan Kanye West është dërguar në spital pas një urgjence, raporton BBC.
Një zëdhënës i policisë ka thënë për BBC se kanë marrë një “thirrje shqetësuese” të hënën në mbrëmje, por nuk kanë konfirmuar emrin e këngëtarit per te cilin eshte kerkuar, transmeton Koha.net. Ky shqetësim më vonë është vlerësuar si incident mjekësor, thotë ai, dhe fillimisht ka qene ekipi i zjarrëfikësve qe kanë reaguar, transmeton Koha.net.
Kurse faqja TMZ raporton se West është hospitalizuar për “vlerësim psikiatrik” dhe ka kërkuar trajtim për “çrregullim të rëndë të gjumit”. (b.an)