Ruses Yulia Zaripovas i është marrë medalja e artë e fituar në garën 3.000 metra vrapim me pengesa në Lojërat Olimpike “Londra 2012”, ka njoftuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të hënën.
Zaripova, që është testuar pozitive me substancën e ndaluar turinabol, ka qenë në mesin e 12 sportistëve, duke i përfshirë shtatë medalistë, që janë diskualifikuar nga garat e tyre pas ritestimeve të mostrave të marra nga “Londra 2012”, raporton Reuters.
Zaripova ishte pritur të humbiste medaljen pasi ishte suspenduar për dy vite e gjysmë nga Agjencia Ruse e Antidopingut (RUSADA) në janar të vitit 2015, meqë pasaporta e saj biologjike kishte treguar abnormalitete, përcjell Koha Ditore.
Rezultatet e saj nga 20 qershori deri më 20 gusht të vitit 2011 dhe nga 3 korriku deri më 3 shtator të vitit 2012 janë anuluar…, citohet Koha. (b.an)