Komedia “Don Kishoti” do të rikthehet sërish në Teatrin Kombëtar në datat 24, 25, 26 dhe 27 Nëntor.
Pas premierës deri në ne fundjavë kjo shfaqje është ngjitur 6 herë në skenë ku në sallë të mbushur plot, me rreth 500 vende, komedia është ndjekur nga një publik prej me 3 mije vetash.
Shfaqja rikthehet në skenë sërish për shkak të kërkesave të shumta të publikut.
Don Kishoti është interpretuar nga aktori Romir Zalla, i ndjekur nga Sanço Pança i luajtur nga aktori Gentian Zenelaj.
Zalla ka bërë një portretizim ët bukur të personazhit të njohur të Miguel De Servantesit edhe nga publiku shqiptar. Premiera erdhi nw skenë me regjinë e Klajd Ymerit, ndërsa udhëtimet e çmendura me fshatarin besnik Sanço Pança të Don Kishotit janë harmonizuar me skenografinw e Desantila Nikes .dhe muzikën e Kristi Popës.
Në këtë komedi përveç dy aktorëve kryesor Romir Zalla e Gentian Zenelaj luajtën edhe aktorët, Albana Sançolli, Gert Ferra, Amos Zaharia, Laert Vasili, të cilët i kanw dhuruar publikut shumë të qeshura duke krijuar situata komike dhe dramatike njëherësh.
shqiptarja.com/d.i.