RM Sotheby ka paralajmëruar se në fillim të vitit të ardhshëm në ankandin Retromobile në Paris do të gjendet edhe një ekzemplar i Ferrari Dayton Spyder.
Ky automobil i kuq me motorin V12 është njëri nga vetëm 122 ekzemplarët e prodhuar, numrin shasisë e ka 16801, e kohë më parë edhe e ka kaluar edhe restaurimin, transmeton Koha.net.
Vlerësohet se pronari i ri për këtë veturë duhet të ndajë 1.7 deri në 2.2 milionë euro.
Duhet pritur fillimin shkurtit për ta ditur shifrën e saktë. (b.an)