Qeveria e Kosovës tani ka bërë gati 38 milionë për pensionet e veteranëve të luftës, ka thënë Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.
Ndërsa sa i përket zërave për shkurtimin e pensioneve të veteranëve nga ana e Qeverisë, Gucati është shprehur se nëse Qeveria mendon ta realizojë këtë plan, atëherë do të përballet me protesta të madha.
Gucati ka përmendur se FMN, i ka thënë Qeverisë së Kosovës se 40 milion është shuma që duhet të ndahen për pagat e veteranëve, ndonëse sipas tij as kjo shumë nuk është të mjaftueshme.
“Nëse mendon qeveria ti zvogëloj pagat ose të mos e kryej fare këtë obligim do të na detyroj të dalim në rrugë”, ka thënë ai për Indeksonline. (b.an)