Një aksident tragjk ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të mbrëmjes. Dy të rinj kanë humbur jetën pasi motori me të cilin udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ish-bllokut, pranë ambasadës ruse rreth orës 21.50 të mbrëmjes.
Të rinjtë e moshës 21 dhe 22 vjeç udhëtonin me një motor i cili ka humbur kontrollin dhe është përplasur. Si pasojë shtetasit e identifikuar me inicialet K. H., 21 vjeç dhe kengetari Ergi Dini 22 vjeç, fitues i “X Factor Albania” kanë humbur jetën pas minuta më vonë pas transportimit në spital.
Motori i aksidentuar është me targa”AP 105″.
Policia ka nisur hetimet në vendngjarje. Paraprakisht bëhet me dije se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me te cilën udhëtonin të rinjtë dhe një manovër e gabuar./a.m.