Kjo video po bën xhiron e Facebook-ut sot. Mbi 22 mijë shpërndarje, miliona komente dhe pëlqime, videoja e ditës në Irlandë dhe jo vetëm.
Një person i punësuar në një klub nate në Irlandë për të ruajtur rendin apo për të parandaluar turbëllirat është përleshur me dy të rinj për arsye që nuk bëhen të ditur. Ndërkohë një shqiptar bën me dije për Jetaoshqef.al se ky djalë është tropojan nga fshati Rrogam. Ai thotë se ka bërë plot 12 vjet shkollë me të riun me iniciale F.H. dhe e njeh shumë mirë.
Ndërkohë, arsyeja pse kjo video është bërë kaq hit sot është për faktin se nëse duhej apo jo badigardi që t’ju qëllonte të rinjve. Komentuesit janë ndarë në dy pjesë, ka nga ata që thonë se ai duhej të tërhiqej, por pjesa më e madhe e kanë mbështetur duke u shprehur se ai thjesht ka mbrojtur vetveten./JOQ/a.m.