Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv deklaroi se Shiqpëria nuk është e përgatitur për lista të hapur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2017.
Përsa i përket sistemit zgjedhor, ministri i Çuçi u shpreh se duhet riparë dhe sipas tij duhet të jetë propocional kombëtar me bonus apo me prim sikur e ka Greqia.
“Për listat e hapura ka qëndrime personale. Unë mendoj që Shqipëria nuk është e përgatitur për lista të hapura.
Por mund të ketë diskutime për ndryshim sistemi. Unë personalisht mendoj se sistemi duhet riparë, të shkojmë drejt një sistemi më kombëtar, propocional kombëtar me bonus apo me prim sikur quhet, sikur e kanë edhe fqinjët tanë“deklaroi Bledi Çuçi.
Megjithatë sipas Çuçit, ndryshimi i sistemit është tërësisht politik, “kështu që ne nuk mund të marrim asnjë iniciativë derisa nuk ka një konsensus të gjithë pranuar për këtë cështje“.
Një tjetër temë ishte edhe shpërndarja e buxhetit të ri për bashkitë, nisur edhe nga akuzat e opozitës për diskriminim të të djathtëve, por ministri mohoi gjithçka.
“Për transfertën e pakushtëzuar, Shkodra merr 25% më shumë se 2016.
Deri më sot, Shkodra ka marrë më shumë se Vlora. Marrim Përmetin, mori 1 mld lekë, kryetari i bashkisë është i PD” tha ai.
Madje, ministri Çuçi theksoi se kryetarja e bashkisë Shkodër është njëra nga anëtaret që ndanë fondet për projektet për bashkitë.
Korrupsioni dhe raporti i Transparency International ishte një tjetër temë ku ministri u ndal për të folur duke deklaruar se aspekt problematik mbetet ndëshkimi i “peshqve të mëdhenj”.
“Sa i përket ndëshkimit të korrupsionit Shqipëria ka notë negative që vjen për mos ndëshkimin e “peshqve të mëdhenj” dhe vjen si shkak i mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë” tha Çuçi.
Intervista e plotë
Raporti më i fundit i Transparency International rendit Shqipërinë vendin më të korruptuar në Ballkan dhe të tretin në Europë, cilat janë shkaqet që nuk është ulur ritmi i korrupsionit?
Më lejoni t’iu kundërshtoj sepse barometri i fundit për korrupsionin ka disa raporte shumë inkurajuese për Shqipërinë. Nuk jemi vendi i fundit në rajon, qeveria shqiptare renditet si e katërta në Azinë Qendrore dhe Europën me përpjekjet më të mira për të luftuar korrupsionin. Përveç se para 6 muajsh patëm 24 vende rritje në perceptimin e korrupsionit, rritja më e madhja historike tani jemi të katërtët në përpjekje duke lënë pas edhe vende perëndimore. Raporti thotë që është rritur perceptimi i publikut për korrupsionin në anëtarët e parlamentit dhe mbetet i lartë perceptimi i publikut për korrupsionit në drejtësi. Këto dy fusha janë me tregues negativ. Raporti ka edhe një dëm tjetër që lidhet edhe me ryshfetin dhe aty del qartë se vetëm 33% të shqiptarëve pranojnë që kanë dhënë ryshfet për shërbimin.
Edhe korrupsioni ka tarifat e tij, në raport thuhet që zyrtarët shqiptarë kanë tarifat më të larta të korrupsionit.
Është e pavërtetë, sepse nuk ka një matje të tillë. Studimi është bërë përmes anketave dhe nuk ka sens një pyetje e tillë. Korrupsioni nuk është çështje vetëm e kësaj qeverie dhe e qeverive, të gjithë duhet të përfshihen.
Ju vërtetë e besoni se jemi të katërtët duke lënë pas Holandën, si është arritur në këtë konkluzion?
Është çështje besimi. Nuk është bërë nga ne raporti. Këtu është arritur nga perceptimi i publikut. Duket qartë që perceptimi i publikut për përpjekjen e qeverisë për të luftuar korrupsionin ndaj korrupsionit është pozitiv. Ne duhet të nxjerrin konkluzione nga ky raport për të luftuar këtë fenomen. Jemi në rrugë të drejtë që është reforma në drejtësi.
Çfarë keni bërë ju këto 3 vite si ministër, kur kryeministri ka theksuar se e ka fajin sistemi?
Lufta jonë është përqendruar në 3 shtylla. Parandalim, edukim dhe ndëshkim. Qeveria ka rol primar në parandalim. Me modernizimin e të gjitha shërbimeve, me sportele unike të integruara për marrjen e shërbimit që do të zgjerohet si dhe me filtrin antikorruptiv të legjislacionit që prodhohet dhe që prodhon procedura administrative. Kjo do të thotë që çdo legjislacion që merret me procedura standarde për administratën paraprakisht kalon në filtrin e disa ekspertëve. Jemi përpjekur të koordinojmë punën me të gjitha institucionet. Për heqjen e frikës për të denoncuar korrupsionin kemi lançuar para një viti e gjysmë një portal unik për të denoncuar korrupsionin. Kemi miratuar një ligj për mbrojtjen e sinjalizuesve të korrupsionit. Kemi bërë një serë gjerash në kuptimin strategjik për të parandaluar korrupsionin. Kemi bërë për edukimin duke futur kurrikula në shkolla. Unë personalisht kam bërë një tur me ambasadorë të ndryshëm në të gjithë Shqipërinë në shkolla të mesme dhe universitet për të folur e debatuar për korrupsioin. Sa i përket ndëshkimit të korrupsionit Shqipëria ka notë negative që vjen për mos ndëshkimin e “peshqve të mëdhenj” dhe vjen si shkak i mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë.
Portali i antikorrupsionit sa denoncime ka pasur?
Numri i denoncime ve është me mijëra. Nëse do bënim një analizë të portalit shumica e denoncimeve janë për mosfunksionim apo mos marrje të shërbimeve të caktuara. Shumica nuk lidhet drejtpërdrejt me çështje korruptive. Në këtë pjesë nuk ka denoncime të bujshme sepse ekziston ende frika e njerëzve për të denoncuar, por ato pak raste që kanë qenë janë çuar deri në fund dhe ka raste që kanë shkuar edhe në prokurori.
Sa kanë shkuar në prokurori?
Nuk di të them një numër ekzakt, por janë mbi 150 raste dhe fatkeqësia është se rreth 95% kanë mbetur aty dhe shumë pak kanë shkuar në gjykata për të marrë dënimin e merituar, kjo hallkë nuk ka funksionuar ashtu siç duhet. E rëndësishme është që njerëzit vazhdojnë të denoncojnë. Një hapësirë e rëndësishme është hapësira që i kemi krijuar admnistratës për të denoncuar raste brenda administatës që është ligji i sinjalizuesve.
Si funksionon ligji i sinjalizuesve?
Ky ligj mbron nga hakmarrja nënpunës të cilët për shkak të detyrës duke hasur raste korruptive brenda insitucionit ku punojnë denoncojnë kolegun apo eprorin. Nëse dikë shefi e urdhëron të bëjë një veprim korruptiv dhe ai nuk pranon por denoncon ky ligj e mbron që shefi i tij të mos hakmerret. Shtrihet në sistemin publik dhe privat.
Sinjalizuesit janë të paracaktuar?
Çdo person që punon në administratë dhe ballafaqohet me rast korruptim, nëse e denoncon mbrohet nga ligji.
A mendoni se kjo mund ta fusë administratën në kaos, sepse pak a shumë këtë bëri edhe diktatura në vitin 1967?
Është tjetër rast, nuk pranohet denoncimi anonim. Ai mund të ruajë anonimatin në publik por jo në institucionin ku denoncon.
Një denoncues kujt i drejtohet?
Kemi ngritur mekanizmin e duhur për këtë gjë. Si hallkë e parë është një strukturë që do të ngrihet brenda institucionit sepse jo çdo denoncim mund të jetë rast korruptim, ka nevojë për një lloj hetimi administrativ për të parë nëse kemi të bëjmë me korrupsion. Nëse i denoncuari është eprori kemi ngritur një strukturë supervizuese në Ildkp me 8 personave që do të merret me trajtimin këtyre rasteve. Për ta shkëputur rastin nga administrata dhe për ta çuar në një institucion të pavarur.
Ka pasur raste denoncimesh?
Vendimin e qeverisë e miratuam javës që kaloj dhe me besimin në fletoren zyrtare që besojmë se do të ketë ndodhur këto ditë fillon edhe zbatimi. Nuk është e lehtë dhe media duhet të luajë një rol ndërgjegjësues në këtë aspekt.
Deri diku mund ta kuptoj si funksion në administratën publike po në sektorin privat si do të funksionojë?
Nuk është e lehtë por unë mendoj se shoqëria shqiptare ka mjaftueshëm njerëz me integritet të cilët kanë dëshirë që ky vend të bëhet dhe të mis mbytet nga korrupsioni dhe kanë guximin që të denoncojnë raste korruptive dhe ajo që bëjmë ne është që këtij besim i veshim një mbrojtje ligjore.
A kanë besim njerëzit?
Një njeri që ka integritet personal, ka integritet moral përballet me një rast korruptim do ta denoncojë atë ne sot i japim mbrojtjen ligjore që të mos ndëshkohet nga hakmarrja.
Në ç’pikë janë aktet nënligjorë për reformën në drejtësi?
Janë miratuar ligjet siç e dini, kjo është një çështje që dihet gjerësisht nga publiku që po pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vettingut i cili është ligji më i rëndësishëm në të gjithë hallkat e zbatimit të reformës në drejtësi. Pa një proces vettingu sipas kuyjsyetusres dhe ligjit besoj që edhe reforma nuk do të lishte suksese, gjithsesi jemi në pritje të këtij ligji sepse çdo institucion i ri i gjyqësorit kur krijohet duhet të kalojë filtrat e Vettingut. Është a-ja e reformimit të sistemit të drejtësisë.
PD ju akuzon se kërkoni të kapni drejtësinë përmes Vettinggut, ata thonë që njerëz të afruar politikisht me këtë qeveri do të bëjnë procesin e vlerësimit të gjyqtarëve.
Mendoj se është retorikë politike sepse çdo njeri që është marrë sadopak me ligje e rregulla e lexon shumë qartë që aty vetëm kapje politike nuk ka, pasi aty ndërthuren në mënyrë shumë të drejtë dhe të balancuar të gjithë aktorët dhe faktorët që ndikojnë ngritjen e piramidës së drejtësisë duke filluar nga profesorati, avokatët, noterët dhe sigurisht edhe përfaqësimi politik që edhe në koncept kushtetues është i lejuar të jetë. Është një nga ligjet më të mira që garanton më shumë se asnjë legjislacion tjetër pavarësinë e gjyqësorit nga politika.
Do të doja ta vazhdoja buxhetin, sa marrin bashkitë?
Atëherë mund t’iu them që përsa i përket transfertës së pakushtëzuar është më e larta, historike, në Shqipëri dhe ka një rritje 28% nga 2013 dhe 20% nga viti i kaluar.
2.5 mld lekë më shumë në transfertat e pakushtëzuara për bashkitë.
Këto transferta çfarë fondesh janë?
Këto janë fonde, të cilat bashkia i shpenzon sipas vendimit që merr këshilli.
Kjo është vetëm një pjesë. Pjesa tjetër është tarifat dhe taksat dhe pjesa tjetër transfertë specifike që do të japim për 5 funksionet e reja si rezultat i reformës.
Të gjitha këto kapin një shumë mbi 50 mld lekë. Nuk e prisja që rezultate e reformës territoriale të vinin kaq shpejt.
Sa u shkurtua administrata e pushtetit lokal me reformën territoriale?
Vetëm në 8 mujorin e parë të 2016, bashkitë e reja kanë mbledhur 15 mln $ më shumë se viti i kaluar, por hoqëm edhe taksën e biznesit të vogël.
Nga shkurtimi i shpenzimeve administrative nga personali janë 10 mln $ më shumë. Kostoja operacionle e bashkive, kanë fituar 12 mln $ më shumë.
Pushteti lokal ende në dorën e qeverisë, ende nuk keni deleguar?
Jo kemi deleguar 5 funksione duke filluar nga arsimi parashkollor, zjarrfikësja, pyjet, kanalet ujitëse.
Ngelen shërbime akoma më bazike?
Vetëm nga ujitja dhe kullimi janë pastruar për herë të parë 1 mijë km kanale, si asnjëherë në 25 vite.
Rezultat spektakolar të performancës së bashkive të reja.
Por një drejtor shkolle emërohet akoma nga ministria?
Por këto janë shërbime dhe herë kalojnë në pushtetin qendror herë në atë lokal.
Duhet bërë shumë graduale, pasi lidhet me shëndetin e njerëzve drejtpërdrejt. Kemi një axhendë për ta decentralizuar, por jemi më të matur, duhet të konsolidojmë njëherë bashkitë e reja, pa krijuar traumë, por e kemi futur në rrugë.
Ka pasur vështirësi me ndarjen e re, pasi ka banorë që duhet të bëjnë disa km për një certifikatë?
Për certifikatat dhe pensionet nuk ka probleme, por ka për të tjera që lidhen me fshatin.
Në kur ruajtëm komunat për efekt shërbimi kur bëmë ndarjen e re, e cila i shërben banorëve është përgjegjëse për të komunikuar me qendrën.
Ka pasur probleme, por kemi një projekt me donatorët për të dixhitalizuar 61 shërbime që jepen në shërbim lokal në mbi 40 bashki.
Në janar do të fillojmë aksionin dhe në përfundim në pretendojmë që në 40 bashki, 61 shërbime që jep bashkia, do të jepen në mënyrë dixhitale dhe kjo do e shkurtojë.
Aty ku ka internet…
Po në cdo pikë ka internet, aty ku nuk ka do ta bëjmë përmes rrjetit të telefonisë.
Do të zhdukim largësinë e shërbimit për qytetarët. Personi do e marrë shërbimin te njësia, ose nëse përdor internetin do e marrë shërbimin nga shtëpia.
Kthehemi te buxheti. Opozita iu sulmon se e keni diskriminuar bashkitë e djathta?
Është spekulim!
Jo nuk është spekulim, se kryeministri i tha kryetares së bashkisë Shkodër do të marrë zero lekë.
A! I tha do të, do të! Tani a flasim deri sot. Për transfertën e pa kushtëzuar, Shkodra merr 25% më shumë se 2016.
Në krahasim me 2012 shumë më tepër.
Në krahasim me bashkinë e vjetër, Shkodra merr 180% më shumë.
Më shumë kundërshtitë vijnë për fondet që bëhet me procedurë aplikimi nga kryetarët e bashkive.
Kryeministri e kishte më shumë një batutë, pasi Shkodra ka marrë para investimet.
Deri më sot, Shkodra ka marrë më shumë se Vlora.
Marrim Përmetin, mori 1 mld lekë, kryetari i bashkisë është i PD, nuk e mori i Këlcyrës.
Cili është kriteri i ndarjes?
Shihet cilësia dhe impakti. Kryetarja e bashkisë Shkodër është një nga anëtaret që i ndanë këto lekë për projektet.
Ne po tentojmë që paratë që do të destinohen për bashkitë të ndahen në bazë të një formule që garanton barazinë.
Cila është kjo formulë?
Është një formlë që ndan transfertë e pa kushtëzuar dhe nuk ka lidhje përkatësia politike, pasi aplikohet një për të gjithë.
Cilat janë veprat në buxhetin e 2017 për pushtetin lokal të qenësishme?
Do vazhdojmë investimin te projekti i rilindjes urbane.
Ka pasur impakt të jashtëzakonshëm social dhe ekonomik, nisma për rilindjen urbane.
Se kush do të fitojë është cështje e seleksionimit.
Një pjesë e madhe do të fokusohet te bujqësia. Plani jonë është që deri në fund të 2017 mos mbetet asnjë pjesë toke e pa vaditur.
Është pak qesharake, që në 2017 ne të dy, një ministër dhe një gazetar i shquar i një kanali të rëndësishëm të flasin akoma për kanalet ujitëse dhe vaditëse.
Qeveria e mëparshme kishte prioritet rrugët?
Ne nuk e ndërpremë këtë rrugë. Ishte një ëndërr që cdo qendër komune do lidhet me asfalt.
Jemi ne që do ta përfundojnë këtë ëndërr që kanë pasur edhe qeveritë e kaluara.
Flasim për reformën zgjedhore, duket se rregullat e lojës nuk do të ndryshojnë?
Unë do e ndaja në dy aspekte reformën zgjedhore, administrativ dhe politik.
Për cështjet administrative u ngrit një komision, që merret me procesin. Për cështje politike, kërkohet vullneti i të gjitha forcave. Për derisa nuk kemi një vullnet, ne jemi të hapur për ta diskutuar, por nga opozita nuk ka asnjë përgjigje.
Për listat e hapura ka qendrime personale. Unë mendoj që Shqipëria nuk është e përgatitur për lista të hapur. Por mund të ketë diskutime për ndryshim sistemi. Unë personalisht mendoj se sistemi duhet riparë, të shkojmë drejt një sistemi më kombëtar, propocional kombëtar me bonus apo me prim sikur quhet, sikur e kanë edhe fqinjët tanë.
Por akoma nuk është ngritur në nivel politik, pasi nuk ka vullnet politik për të ndryshuar sistemin e gjithë pranuar.
Një nga ka qenë që të rishikohet përbërja e komisioneve në QV, PD është kundër.
Ju mendoni që të mos jenë militantë?
Po! Jemi të hapur për të diskutuar. Sot ka trupa të hapura mësuesish, ka njerëz që kanë arritur një lloj konsolidimi, që nuk kanë afeksione politike, por vendimi duhet të merret me konsensus.
Ndryshimi i sistemit është tërësisht politik, kështu që ne nuk mund të marrim asnjë iniciativë derisa nuk ka një konsensus të gjithë pranuar për këtë çështje./a.m.