Depuetja e PD-së, Majlinda Bregu, ka hedhur poshtë spekulimet pranë medias on line të PD-së se ajo ka braktisur opozitën dhe i është bashkangjitur mazhorancës. Bregu i quan insinuatat ndaj saj si mjaft spekulative dhe të pabaza. Deputetja e PD-së, në sqarimin e saj, bën të ditur se ajo ka marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të Integrimit ku është folur për buxhetin dhe ku më pas kanë qenë të pranishëm edhe deputetë të tjerë të PD-së. Ajo sqaron se PD-ja nuk ka asnjë vendim për bojkot ndaj Kuvendit.
Reagimi i Bregut:
Sapo dola nga Mbledhjet e sotme te Komisionit te Integrimit dhe gjej nje mesazh qe me fton te lexoj portalin Syri. Net.
Syri paska lajmeruar para pak minutash “Majlinda Bregu, braktis opoziten e i bashkohet maxhorances”!!!
Qe Syri te shohe qarte po sqaroj:
Une dhe koleget e mi te opozites, anetare te Komisionit te Integrimit sapo kemi dale nga dy mbledhjet e sotme: nje per buxhetin dhe nje seance degjimore me Ministrin e Drejtesise.
As ka bojkotur njeri Komisionin, as me kane bojkotuar mua, as ka ndonje vendim bojkoti nga PD.
Gjate seances degjimore me Ministrin Manjani, z.Imami dhe z. Bogdani, anetare te opozites ne komision kane munguar per pak kohe pasi ishin ne nje aktivitet tjeter.
Por me pas i jane ribashkuar mbledhjes.
Tani Syri ta ndaje mendjen.
O te rregulloje shikimin, ose le te vazhdoje me paragjykimin!