Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar 10 kandidatë finalistë për golin e vitit.
Ky çmim njihet ndryshe si ‘FIFA Puskas Award’, dhe jepet çdo vit nga FIFA.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është i përzgjedhur falë golit të tij në Kupën e Amerikës me Argjentinën përballë SHBA-së.
Ndërkohë prej Barcelonës është edhe braziliani Neymar që shënoi gol të bukur ndaj Villarealit.
Emra të tjerë në këtë listë janë edhe uellsiani Robson Kanu, Mario Gaspar e Saul Niguez.
Çuditërisht mungon Xherdan Shaqiri që shënoi një gol të mrekullueshëm me Zvicrën ndaj Polonisë.
Këta janë 10 kandidatët për golin e vitit nga FIFA:
Mario Gaspar (ESP) – 13.11.2015, Spain v. England, international friendly
Hlompho Kekana (RSA) – 26.03.2016, Cameroon v. South Africa, Africa Cup of Nations qualifier
Marlone (BRA) – 21.04.2016, Corinthians v. Cobresal, Copa Libertadores
Lionel Messi (ARG) – 21.06.2016, USA v. Argentina, Copa América Centenario semi-final
Neymar (BRA) – 08.11.2015, Barcelona v. Villarreal, La Liga (Spain)
Saúl Ñíguez (ESP) – 27.04.2016, Atlético Madrid v. Bayern Munich, UEFA Champions League
Hal Robson-Kanu (WAL) – 01.07.2016, Wales v. Belgium, UEFA EURO 2016
Daniuska Rodríguez (VEN) – 14.03.2016, Venezuela v. Colombia, South American U-17 Women’s Football Championship
Simon Skrabb (FIN) – 31.10.2015, Gefle v. Åtvidaberg, Allsvenskan league, Sweden
Mohd Faiz Subri (MAS) – 16.02.2016, Penang v. Pahang, Malaysia Super League