Policia Kufitare Viçisht Dibër sekuestron 507 kg kafe kontrabandë.
Shpallet në kërkim poseduesi.
Më datë 21.11.2016, specialistët e Policisë Kufitare Viçisht, filluan procedimin penal si dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasin:
-B.T., 51 vjeç, banues në fshatin Gjoricë e Poshtme, Bulqizë, për veprën penale: “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, parashikuar nga neni 172 i K.Penal.
Procedimi ndaj tij filloi pasi në orët e para të mëngjezit të datës 21.11.2016, ka tentuar të futë kontrabandë “Kafe” nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë, me mjetin e tij tip “Ford fugon”.
Shtetasi B.T, sapo ka parë shërbimet e Policisë Kufitare ka braktisur automjetin dhe është larguar duke përfituar dhe nga errësira.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, i’u gjetën dhe sekuestruan 387 kg kafe kontrabandë të markës “AMIGOS” dhe 120 kg kafe të markës “ORIGIN INDIANA”, me peshë totale 507 kg.
Vazhdon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, parashikuar nga neni 172 i K.Penal./a.m.