Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka thënë se të dyshuarit janë arrestuar në një seri bastisjesh të bashkërenduara, gjatë natës së shtune deri të dielën në mëngjes, transmeton Express.
Ai tha në një konferencë për media të mbajtur sot se oficerët e Departamentit Kundër Terrorizëm të Policisë së Francës (DGSI), e kanë mbikëqyrur rrjetin e dyshuar për më shumë se tetë muaj, pasi që kishin zbuluar lidhjet që kishte pasur me një rrejt tjetër të dyshuarve të arrestuar për planifikim sulmesh gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit “Euro 2016”.
“Puna e DGSI-së na ka lejuar që ta parandalojmë një akt terrorist të parashikuar për një kohë të gjatë në tokën tonë,” ka thënë ai.
“Një sulm i ri është parandaluar,” ka shtuar ai.
ma.me