Fituesi i çmimit Oskar, aktori i Hollivudit Leonardo DiCaprio ka drekuar këtë javë në një restorant në Edinburg, i cili mbledh para për njerëzit e pastrehë, raportoi media në SHBA dhe ka shtuar se me këtë rast aktori ka tërhequr qindra simpatizantë.
DiCaprio ishte mysafir i restorantit “Dom” (Shtëpia), e cila bashkëpunon me restorante zinxhir që janë të angazhuar në punë bamirësie.
DiCaprio, i njohur për rolin e tij në “Titanik” në vitin 1997, është një nga aktorët e preferuar të regjisorit Martin Scorsese. Ai është shfaqur në pesë filmat e tij: “Bandat e Nju Jorkut” (2002) se “Aviator” (2004), “The Departed” (2006), “Shutter Island” (2010) dhe “Wolf of Wall Street” (2013).
DiCaprio këtë vit fitoi një Oskar për aktorin më të mirë në filmin e Alejandro González Injaritua, citohet BETA. (b.an)