Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë është të hash gjërat e duhura në masën e duhur. Prandaj është e rëndësishme të jetosh dhe të ushqehesh shëndetshëm.
Zakoni i të ushqyerit të shëndetshëm i formuar herët në fëmijëri ka më shumë gjasa të mbahet gjatë gjithë jetës. Ushqimi duhet të jetë i rregullt dhe të sigurojë energjitë e nevojshme për kryerjen e punëve mendore dhe fizike. Ushqimi i shëndoshë është një ndër faktorët që ndikon në rritjen normale. Për këtë ushqimi duhet të jetë i shumëllojshëm dhe i përbërë nga artikuj të ndryshëm.
Karbohidratet
Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si: në patate dhe drithëra (në drithëra përfshihet: buka, orizi, makaronat).
Proteinat
Proteina është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme sepse ajo përdoret pjesërisht për të krijuar energji dhe pjesërisht për të ndërtuar gjithë organizmin. Për shkak të funksionit ndërtues të proteinave është shumë keq që të kesh mungesë proteinash kur je në rritje e sipër.
Yndyrnat
Yndyra është një lëndë ushqyese që përmban më shumë energji. Në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji se sa në 100 gramë karbohidrate. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamrat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.
Vitaminat
Vitaminat janë të rëndësishme për shumë funksione në trup, midis të tjerash, për metabolizmin. Ne nuk mund të prodhojmë vetë vitamina në trup, prandaj duhet t’i marrim ato nëpërmjet ushqimit. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht.
Mineralet
Mineralet janë lëndë bazë që janë me rëndësi jetësore për ne. Ashtu si vitaminat edhe mineralet ne i marrim nga ushqimi që hamë, sepse ato nuk krijohen në trupin tonë. Minerale janë: natriumi, kaliumi, kalciumi, magneziumi, hekuri, jodi, mangani, bakri, zinku, kromi, fluori, seleni dhe siliciumi.
Nga të gjitha grupet e lartpërmendura duhet që gjatë ditës të konsumohet së paku një grup sipas zgjedhjes, në mënyrë që të sigurohen të gjithë përbërësit dhe të arrihet shumëllojshmëri ushqimi.
Por, ankesa më e madhe sot që hasim tek njerëzisht është se ata nuk kanë kohë të përgatisin ushqim të tillë, por edhe nuk kanë njohuritë e duhura se si të bëjnë kombinimin e duhur të ushqimit që të marrin sasitë e nevojshme të karbohidrateve, proteinave, yndyrnave, vitaminave dhe mineraleve.
Në Kosovë fatmirësisht kemi një kompani që merret me këtë punë. Star Healthy Foodështë kompani pioniere në përgatitjen e ushqimit të shëndetshëm. Kjo kompani ofron ushqim të shëndetshëm e tejet cilësor të të gjitha llojeve, varësisht se si e keni ju nevojën. Në Star Healthy Food gjeni ushqim vegjetarian, ushqim që ju ndihmon të humbni peshë, të tonifikoheni, të shtoni muskuj dhe të jetoni shëndetshëm.
Për t’u njoftuar rreth pakove dhe ofertave të ushqimit: KLIKO KËTU ose thirr:
045 558 828.
Përvec ushqimit të zakonshëm, Star Healthy Food bënë përgatitje speciale të ushqimit për gratë shtatëzëna. Të gjitha gratë por edhe burrat e tyre e dijnë se sa me rëndësi është që një grua shtatëzënë të ushqhehet shëndetshëm, të ushqehet në kohë dhe çka është më e rëndësishmja të ketë racione të shpeshta, por edhe të ndryshme gjatë ditës.
Star Healthy Food ofron tri pako me ushqim të specializuar për gratë shtatzëna:
– Pako me 1 racion ditor
– Pako me 3 racione ditore
– Pako me 5 racione ditore
Për t’u njoftuar rreth pakove dhe ofertave të ushqimit: KLIKO KËTU