Juventusi ka marrë një lajm të keq para ndeshjes kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve.
“Zonja e Vjetër” ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj spanjollëve, ku mungojnë sulmuesi Gonzalo Higuain dhe mbrojtësi Medhi Benatia, për shkak të lëndimeve.
Kujtojmë se për Juven vazhdon të mungojë edhe talenti, Paulo Dybala. /a.m.