Në vitin 2017 planifikohen të legalizohen 40 mijë ndërtime pa leje. Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka raportuar në Kuvend për Buxhetin 2017, ku ka theksuar se për këtë qëllim në dispozicion të ALUIZNI-t do të vihet një fond prej rreth 1 milionë dollarësh.
“Në fushën e legalizimeve për 2017 janë parashikuar 97.6 mln lekë investime për intensifikimin e procesit të legalizimin të 40 mijë objekteve të reja” deklaroi ministrja.
Gjermeni tha se buxheti i Ministrisë për vitin 2017 do të jetë 11.6 miliardë lekë, 10.5 miliardë prej të cilave do të shkojnë për investime publike.
ma.me