Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë me zë dhe figurë për zgjedhjet dhe fitoren e maxhorancës në Bashkinë e Kolonjës, duke thënë se një rezultat i tillë është një detyrim mjaft i madh, që qeveria dhe të mjatët do të përpiqen t;ja shlyejnë qytetarëve të Kolonjës me më shumë investime. Në dalje të mbledhjes në selinë rozë, Rama ka shtuar se opozita duhet ta lexojë humbjen e saj në Kolonjë si një mesazh dhe të “shkundet”, pasi prej 3 vitesh e gjysëm, vendi ka mbetur pa një të tillë.
Rama u pyet nga gazetarët për refuzimin e rimandatimit të Jeronim Bazos nga ana e Nishanit, por kryeministri nuk i është përgjigjur pyetjes.
“I falenderoj nga zemra të gjithë zgjedhësit. Na dhanë një besim të madh që është dhe një detyrim shumë i madh sepse natyrisht është e rëndësishme të fitosh, por mbi të gjitha është e rëndësishme që kur fitorja është në përmasa të tilla bëhet një borxh i konsiderueshmë, të cilin ne do të bëjmë cmos që tja shlyejmë qytetarëve te Kolonjës, me më shumë reforma, investime dhe më shumë bashkëpunim për ta cuar më tutje rilindjen e Kolonjës.
Unë vlerësoj që zgjedhjet e djeshme ishin një tjetër mesazh shumë i qartë, shumë i fortë për të gjithë dhe pavarësisht se nuk kam shpresë, uroj që opozita ta lexojë këtë mesazh si një detyrim për të reflketuar me rolin që duhet të ketë, sepse ka 3 vjet e kusur që e ka lënë vendin pa opozitë.”- tha Rama./java/a.k