Isco dhe Ronaldo, ishin dy lojtarët që shkëlqyen në “Vicente Calderon”. Njëri dhuroi spektakël në fushë, tjetri realizoi het-trik, në fitoren 3:0 të Real Madrid. Por ajo që nuk u pa deri më tani, ishte jashtë fushe. Pas përfundimit të ndeshjes, gazetarët u drejtuan nga Cristiano Ronaldo në zonën mix dhe e injoruan Iscon.
Por, ylli portugez ua ktheu me të njëjtën monedhë gazetarëve duke iu thënë se ishte Isco lojtari i mbrëmjes dhe refuzoi t’ju përgjigjet pyetjeve të tyre, shkruan “La Sexta”, përcjell Gazeta Express. (b.an)