Këtë të hënë ishte parashikuar një seancë dëgjimore në komisionin e integrimit mes deputetëve dhe Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Por me nisjen e seancës, deputetët e opozitës kanë braktisur komisionin.
Në të kanë mbetur vetëm deputetët e maxhorancës dhe kryetarja e komisionit, demokratja Majlinda Bregu.
Manjani do të prezantonte buxhetin e ministrisë që ai drejton për vitin e ardhshëm.
Pak më parë Byroja e Parlamentit vendosi për përjashtimin me 5 ditë nga kuvendi të kreut të grupit parlamentar Edi Paloka, i cili është pjesë e komisionit të integrimit./java/a.k