Media italiane i ka kushtuar një artikull dy të rinjve shqiptarë që vidhnin në një fshat mes Fossanos e Bene Vagiennas… por jo për faktin se çfarë kanë vjedhur, më shumë sesa për mënyrën dhe veglat e tyre të punës.
Dy 36 vjeçarët “skifterë” vidhnin zbathur dhe të pajisur me një sërë “veglash” pune. Ata janë arrestuar gjatë orëve të vona të natës, pavarësisht të gjitha tentativave për t’i shpëtuar, këmbëzbathur, policisë.
Ishte ora 4 e mëngjesit kur një patrullë e komisariatit të Trinita që ishte caktuar për të kontrolluar zonat më të prekura nga vjedhjet, pa në errësirë që të kalonte një Mercedes me tre persona.
Sapo policia urdhëroi që të ndalonin, ata e lanë makinën në rrugë dhe ikën në këmbë përmes fshatrave. Policia u detyrua t’i ndiqte për pak dhe të ndalonte, jo pa vështirësi, dy persona, ndërsa I treti mundi të ikte.
Në bordin e makinës policia ka gjetur mjete të forta, një levë si dhe thika, kaçavida, doreza, elektrikë dore etj. kështu që policia i paditi edhe për mbajtje të armëve sulmuese, përveç atyre mjeteve të paligjshme që përdornin për vjedhjen. Hetimet e karabinierisë vazhdojnë.