Pronarja e një salloni bukurie në pension, po tenton të kapë një rekord botëror: Të ketë thonjtë më të gjatë në botë. Ndaj Yani Williams, prej afro dy dekada e gjysmë po tregon një kujdes të veçantë për thonjtë e saj.
Gruaja nga Houston, SHBA, nisi rritjen e thonjve kur Bill Clinton u shfaq për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë.
Pas 23 vitesh, gjatësia e thonjve, është për rekord botëror. Secili nga thonjtë e saj varion nga 55-66 centimetra.
“Më duhet edhe një javë për të përfunduar ndriçimin e tyre”, tha gruaja për rrjetin televiziv amerikan CBS.
Williams ka qenë protagoniste e shumë revistave pikërisht për gjatësinë e thonjve, por ajo thotë se,
“Thonjtë e mi nuk më përkufizojnë”.
Ajo thotë se në këtë mënyrë ajo dëshiron t’u tregojë njerëzve që janë viktima të bullizmit për shkak të pamjes së tyre, që të jesh ndryshe është vlerë./noa/ak