Policia kufitare e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas kosovar pasi ky i fundit ka tentuar të kalojë kufirin doganor me dokumenta false. Bëhet fjalë për Idriz Muriqin, 60 vjeçar.
“Më datë 20.11.2016, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, shtetasi i mësipërm ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”./java/a.k