Një person është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pas protestave të shumta kundër impiantit të mbetjeve në vendin e quajtur Mbrostar Ura.
Uniformat blu bëjnë të ditur se është arrestuar Zylyftar Delibashi, e ndërsa është shpallur në kërkim F.M., 31 vjeç dhe E.D., 28 vjeç.
Tre personat akuzohen se kanë marrë pjesë në një tubim të paligjshëm dhe kanë qenë aktiv në bllokimin e rrugës nacionale Fier-Lushnje.
Për pesë ditë me radhë dhjetëra banorë në Mbrostar të Fierit kanë protestuar kundër ndërtimit të impianit të mbetjeve ku nuk kanë munguar edhe përplasjet me kryebashkiakun Armando Subashi.
shqiptarja.com/d.i.