Manchester City ka fituar me rezultat 1-2 ndaj Crystal Palace.
Miqtë ishin më të mirë në këtë takim dhe kjo ishte një fitore e merituar pas barazimit 1-1 ndaj Middlesbrougt në javën e kaluar të Ligës Premier.
Goli i parë në takim i erdhi nga Yaya Toure në minutën e 39-të pas një asistimi nga Duran Nolito. Hera e fundit që mesfushori i Bregut të Fildishtë kishte shënuar për Cityn si mysafirë ishte janari i 2016 dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 66-të nga Connor Wickham, por më këtë nuk u pajtua Toure, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 83-të.
Hera e fundit që Yaya kishte shënuar dy gola në një takim ishte maji i viti 2015.
Pas kësaj fitore City renditet në vendin e dytë me 27 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në vendin e parë. /a.m.