Kryeministri i vendit Edi Rama ka komentuar edhe njëherë marrëdhëniet me Greqinë dhe përplasjet e kohëve të fundit, veçanërisht për prishjen e ndërtimeve në Himarë dhe çështjen çame. Rama deklaroi në samitin e diasporës se gjithçka duhet zgjidhur mes dy vendeve mike duke u bazuar te reciprociteti.
“Marrëdhëniet me Greqinë janë të një rëndësie të madhe strategjike, jo më kot ka qenë dhe mbetet një linjë e palëvizshme e politikës sonë të jashtme, partneritet strategjik me Greqinë, por nga ana tjetër është po aq e vërtetë që këto marrëdhënie sot kanë nevojë për t’u ngritur në një nivel tjetër duke kapërcyer disa …cështjet e mbetura.
Kemi ngritur një grup të posacëm dhe kemi ofruar gatishmëri të plotë që bashkë me palën greke të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë hapur me shpirt konstruktiv dhe duke parë nga e ardhmja, duke u bazuar në standartet dhe parimet evropiane këto çështje.
Ka filluar një punë e përbashkët, aspak e lehtë për hir të së vërtetës.
Por jemi shpresë plotë që sidoqoftë do mund t’i kapërcejmë këto pengesa që nuk janë në të mirën e kësaj marrëdhenië fqinjësore dhe strategjike që kemi me Greqinë.
Nga ana tjetër e kemi bërë të qartë që s’kemi ndërmend të heshtim të bëjmë sikur s’kuptojmë dhe aq më pak ti nënshtrohemi fakteve të kryera.
Për një kohë të gjatë fqinjët tanë u mësuan pak keq që këtu në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar të heshtur që bënin sikur s’kuptonin kur fjala ka qenë për cështje që s’mund të anashkalohen dhe s’bëjmë dot sikur s’ekzistojnë”, tha Rama.
/a.m.