Avionët luftarakë të Zvicrës kanë shoqëruar përgjatë gjithë territorit të tyre, avionin qeveritar të cilin ndodheshin disa dhjetëra gazetarë rusë dhe një delegacion qeveritar duke shkaktuar disa momente paniku.
Videoja është postuar nga një nga pasagjerët që ndodheshin në avion, ndërsa në pamje duken qartë simbolet zvicerane ushtarake.
“Ne ishim duke fluturuar sipër Zvicër. Në një moment, avioni me delegacionin dhe gazetarët është bllokuar nga tre anët nga tre avionëve luftarakë”, shkruante “Andrey Kolesnikov, kryeredaktor i revistës ruse Pioneer, në Facebook
Kolesnikov tha se avionët ishin nga forcat ajrore zvicerane, ndërsa “flamujt në bishta dhe raketat të pozicionuara nën krahët e tyre ishin qartësisht të dukshme”.
“Avionët luftarakë iu afruan avionit të pasagjerëve aq afër sa që çdokush prej tyre mund të shihte fytyrat vetullngrysura të pilotëve”, shtoi ai.
“Çdo lëvizje në nxitim nga ndonjë prej pilotëve mund të çonte në tragjedi”, shkroi gazetari.
Në një pikë të caktuar, Kolesnikov tha se kishte frikë se avionët mund të detyronin avionin rus të ulej në tokë.
Por, pasi avionët luftarakë shoqëruan avionin e gazetarëve për 10 minuta, u larguan. “Kur ata me sa duket ka arritur kufirin zviceran, u tërhoqën. Dhe ata e bënë bukur, më duhet ta them”, ka shkruar Kolesnikov.
Ai e quajti incidentin të paparashikueshëm, ndërsa raportoi se aeroplani me gazetarë u ul në Lisbonë, Portugali për t’u furnizuar me karburant.
Kolesnikov tha për Russia Today se një incident i ngjashëm ndodhi në Zvicër, 6 vjet më parë por se avionët luftarakë mbajtën një distancë më të madhe nga avioni qeveritar.
“E kuptoj se gazetarët janë rezistentë ndaj stresit, duke përfshirë dhe veten time, por disa njerëz në bordin e avionit, mund të kenë patur probleme me zemrën, për atë çfarë panë”, tha ai.
Gjithsesi kapiteni i avionit rus, qetësoi gazetarët, duke iu thënë se eskorta është një praktikë e fluturimeve speciale në hapësirën ajrore zvicerane dhe se ekziston prej kohësh. Madje nuk është unike.
Avionët luftarakët zviceranë vepruan sipas një marrëveshjeje me palën ruse./BW/a.m.